Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj: Ekonomia digjitale rruga e vetme për zhvillim ekonomik

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj: Ekonomia digjitale rruga e vetme për zhvillim ekonomik

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në sektorin e TIK-ut ‘’Albanian ICT Awards 2018’’, që organizohet për të gjatën herë me radhë. Në fjalën e tij para të nominuarve dhe të pranishmëve në këtë ceremoni, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka inovacioni dhe teknologjia në zhvillimin ekomomik të një vendi. Ministri Beqaj ka folur edhe për rëndësinë  përmirësimit të proceseve të punës, lidhjen e shkencës me ekonominë, për rëndësinë e rritjes së konkurrencës, zhvillimin e ndërmarrësisë, si dhe për potencialin që kanë dy vendet, Kosova dhe Shqipëria për rritje ekonomike të bazuar në dije. ‘’Qasja konvencionale ndaj zhvillimit ekonomik duhet të ndryshojë në drejtim të qasjes në ekonominë digjitale, e cila po ecën me hapa të shpejtë dhe ne si institucione duhet t’i mbështesim dhe përkrahim të rinjtë tanë që po ecin në këtë fushë shumë më shpejt se ne. Ministri Beqaj gjatë kësaj ceremonie ka bashkëbiseduar me ministren e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato në shërbim të bashkëpunimit ndërshtetëror.Ai ka ndarë njërin nga çmimet kryesore të “Albanian ICT Awards 2018”, ndërsa organizatorët e kësaj ngjarje në fushën e teknologjisë i ka ftuar që edicionin e 7-të të kësaj ngjarje ta mbajnë në Kosovë me nikoqir Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …