Patriarku i Rusisë, Kirill shkon në Tiranë, në kuadër të një vizite dy ditore në Shqipëri. Kjo është hera e parë që ai viziton Shqipërinë, si i ftuar i kryepeshkopit grek Janullatos, i cili e ka uzurpuar kreun e Kishës Autoqefale shqiptare me lejen e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij, në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, por edhe qytetin e Beratit. Kirill dhe Janullatos dy antishqiptarë të përbetuar kanë një miqësi gati 50-vjeçare dhe kjo nuk është hera e parë që takohen së bashku, por është hera e parë që ky takim realizohet, në Shqipërin] e pushtuar fetarisht nga dy krerë të orodoksisë. Këta dy patriarkë nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës as Kishën Autoqefale Shqiptare të Fan Nolit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …