leoni

Opozita nesër organizon Manifestim në Gjilan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush
Haradinaj përmes një video-mesazhi publik, u ka bërë thirrje qytetarëve që të
marrin pjesë në manifestimin e nesërm në Gjilan. “Qytetarë të Gjilanit dhe të
Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të
protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën”, thuhet në
video-mesazhin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj. Përndryshe, tri partitë
opozitare kanë bërë të gjitha përgatitjet që manifestimi i nesërm në Gjilan të
jetë sa më masiv dhe dinjitoz. Manifestimi kundër Zajdenicës do të mbahet para
Teatrit të Qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …