leoni

Ahmet Qeriqi: Shqipëria e Madhe, Shqipëria e katër Vilajeteve, Shqipëria historike...III
Ilustrimi nga Abedin Malaj

Ahmet Qeriqi: Shqipëria e Madhe, Shqipëria e katër Vilajeteve, Shqipëria historike…III

Ahmet Qeriqi
Ahmet Qeriqi

A ka mundësi për krijimin paqësor të  Shqipërisë së Madhe, Shqipërisë së Katër Vilajeteve?

Ndikimi i Amerikës dhe i Turqisë në vendet e Ballkanit është rritur dhe ka parametra që tregojnë se ai do të rritet në të ardhmen, sidomos në aspektin ekonomik e pse jo edhe në atë gjeostrategjik. Amerika e Turqia janë garanci e vetme, jo vetëm politike e diplomatike në ruajtje të sigurisë së Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, e Sanxhakut, ku shumica dërrmuese e popullatës i përket besimit islam, sunit. Asnjë prej këtyre shteteve  të Ballkanit nuk e ka përkrahjen e shteteve të Evropës, përveç një përkrahje deklarative e verbale në kontestin diplomatik. Turqia, vendi i dhjetë në botë me forcë ushtarake, nuk është më Perandoria pushtuese Osmane, as pritet të jetë e tillë, sepse populli turk është shumë i orientuar edhe nga demokracia e tipit perëndimor. Turqia është shteti model i islamit tradicional, krejtësisht identik me islamin ndër shqiptarë,  dhe  nuk mund të tronditet nga Shteti Islamik as nga shtetet në rajon. Duke folur për ketë çështje Akademik Rexhep Qosja ka thënë: Në Serbi u çmendën para pak kohe pse kryeministri turk, Erdogan e tha në Prizren një fjali më shumë artistike sesa politike: Kosova, tha, është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Intelektualë e politikanë serbë, të njohur për mosdurim ndaj besimit islam, kërkuan prej shtetit të tyre që të ndërpresë turr marrëdhëniet me Turqinë sepse kryeministri i saj e paska bërë turke, e paska ripushtuar, krahinën e tyre Kosovën! Pikërisht pse vuajnë prej mosdurimit të Islamit, ata s’duan ta dinë se kur kryeministri Erdogan tha se Kosova është Turqi e paska bërë Kosovën Turqi, por kur tha se Turqia është Kosovë kryeministri turk Erdogan e paska bërë Turqinë Kosovë, domethënë shqiptare. Kryeministri Erdogan e paska shtuar Turqinë me dy milionë “turq” të Kosovës, ndërsa e paska shtuar Kosovën me 70 milionë turq të ”shqiptarizuar”. Nuk ka dyshim se reagimet serbe ndaj kësaj deklarate të Erdoganit ishin sa naive aq edhe nacionaliste primitive. (Rexhep Qosja: Turqinë e kemi mike, ndërsa islamin fe… (Portalb, 28. 12. 2013)

Duke qenë një forcë e madhe ushtarake dhe ekonomike, aleatja më besnike e Amerikës dhe shtet ndër më të fuqishmit në NATO, Turqia do të ketë perspektivë në ndërtimin e harmonishëm dhe tolerant të botës islame, pavarësisht se cila forcë politike vjen në pushtet. Turqia Kemaliste ka mbijetuar me kushtetutën e vetë ashtu sikur kanë mbijetuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Turqia edhe aktualisht e ruan baraspeshën e sigurisë në rajonin e Ballkanit. Ajo ka marrëdhënie të mira ekonomike e tregtare me të gjitha shtetet në rajon dhe duke qenë në përkrahje parimore të myslimanëve, ashtu sikur është Evropa dhe Rusia në përkrahje të krishterëve, Turqia ruan baraspeshën e domosdoshme, për të mos lejuar të përsëriten recidivet e së kaluarës.

Në rrugë për ta ruajtur me çdo kusht status-quonë dhe baraspeshën etnike e fetare në Ballkan, shqiptarëve po iu krijohen kushte për zgjerim demografik, në kushte dhe rrethana të ekonomisë së tregut, të lëvizjes së lirë dhe konkurrencës.

Edhe pse Greqia ka ushtruar gjenocid, spastrim etnik dhe ka shpërbërë në tërësi Çamërinë, në Greqi jetojnë së paku 700 apo 800 mijë shqiptarë, emigrantë pune, pa llogaritur këtu arvanitasit me origjinë shqiptare, që numerikisht janë një e treta e Greqisë. E tillë është gjendja edhe në Turqi. Janë milionë turq me origjinë shqiptare, por edhe me një vetëdije të lakmueshme kombëtare, gjithnjë në rritje. Elementi shqiptar është natyral, i përshtatet situatave e rrethanave dhe mbi të gjitha është i lidhur për familjen, shtimin demografik dhe e shfrytëzon për mrekulli lëvizjen e lirë, zgjerimin e qetë dhe shumë tolerant.  Arben Llalla: 4 milionë grekë kanë origjinë të pastër shqiptare. (Shekulli 4. 8 2013)

Prania e shqiptarëve në Serbi, në Mal të Zi, sidomos në Maqedoni ku përbëjnë rreth 40 për qind të popullatës së përgjithshme, është gjithnjë në rritje, për shkak të rritjes demografike. Në ish-RJ të Maqedonisë, sipas disa statistikave në vitin e fundit nxënës fillestarë ka sa shqiptarë, aq edhe sllavë maqedonë.

Shqiptarët kanë mbijetuar me aktin e ngulitjes dhe qëndresës. Vrasja e një serbi, qoftë edhe pa asnjë motiv politik  në Kosovë, bën që disa serbë përnjëherë të ikin drejt Serbisë, sepse ata nuk janë mësuar të jetojnë nën dhunë. Ata janë mësuar të jenë dhunues, të jenë një pakicë që sundon shumicën.  Gjatë protestave më marsit të vitit 2004, edhe pse u vranë më shumë shqiptarë sesa serbë, dhjetëra mijëra serbë ikën nga Kosova. Ikja ishte bërë dhe po bëhet edhe për leverdi ekonomike, meqë ata u shesin pronat shqiptarëve, ndërsa po të duan të kthehen u ndërtojnë shtëpi të reja, të cilat po ashtu mund t’ua  shesin sërish shqiptarëve,  sikur edhe bëjnë përditë.

Perspektiva e serbëve për të jetuar në Kosovë është shumë e zymtë, edhe për faktin se shumica prej tyre kanë kryer krime dhe i frikësohen hakmarrjes nga shqiptarët, raste që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin pavarësisht qëndrimeve shtetërore.  Shqiptari shkon në Serbi hap firmën dhe punon, pavarësisht kërcënimeve, rrahjes në kohë fushatash nacionaliste, apo edhe vrasjeve që kanë ndodhur në vazhdimësi.

Në Serbi kanë frikë nga zgjerimi i qetë dhe i heshtur i shqiptarëve. “Stop shqiptarizimit të Nishit, thuhet në një portal serb, i cili  citon dhëna nga mediet lokale, që tregojnë se nga janari deri në shtator të vitit 2010, afër 11 mijë shqiptarë kanë regjistruar vendbanimin e tyre në territorin e Komunës, Medijana ( Telegrafi. 19. 2 2015)

Serbët në këtë drejtim janë shumë frikacakë. Nuk gjen dot një serb të vetëm që do të pranonte të ndërtonte apo të shkonte për të jetuar në një fshat apo qytet të Drenicës, apo Dukagjinit. Ndryshe është puna me shqiptarët. Ata shkojnë në Serbi, madje me pasaporta e letërnjoftime serbe dhe nguliten atje ku nuk e pret. Edhe pse të ndjekur nga Serbia, edhe pse të torturuan  me orë të tëra pritje në kufi, ata i mësyjnë rrugës dhe nuk ndalojnë hapin e tyre historik për mbijetesë në çdo kusht dhe në çdo rrethanë, sepse kështu kanë jetuar nëpër shekuj. Në vitin 1981, kur në Kosovë shpërthyen demonstratat me kërkesë për Kosovën Republikë, filloi një proces i ikjes së serbëve nga Kosova, pavarësisht se regjimi mundohej me çdo kusht ta pengonte, duke fajësuar shqiptarët, për të cilët thuhej se po i dëbonin dhunshëm, edhe pse policia kontrollohej nga federata.  Asokohe në Beograd jetonin hiq më pak se 80.000 shqiptarë. Dhjetëra mijëra jetonin në Vojvodinë, në Bosnje, në Kroaci dhe të në gjitha republikat e Jugosllavisë, meqë shqiptarët numerikisht ishin popullata e tretë me numër, pas serbëve dhe kroatëve. ( Naile Mala-Imami (Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd? Im…Mulakaj.com)

Shqipëria e Madhe, apo si do të quhet ndryshme do të bëhet një ditë me hir apo pa hir, sepse Iliria-Arbëria edhe ka qenë shteti më i madh në Ballkan. Në Enciklopedinë e Sami Frashërit, ku ai përshkruan qytetet dhe vendbanimet në Ballkan, numrin e popullsisë dhe elemente të tjerë, del se katër vilajetet kishin rreth 2.50.0000 shqiptarë, gjysma e popullatës së shteteve të Ballkanit.  Grekë kishte rreth 9oo mijë, serbë 800 mijë po aq edhe bullgarë. Ky përafërsisht ishte raporti.

Në kushte paqeje me shtrirje të ngadalshme por të sigurt, në kushte lufte gjithsesi me një fitore tjetër, një ditë do të bashkohemi,  sepse ne ende nuk e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të ligjshme dhe të natyrshme për të jetuar të gjithë bashkë, me një shtet apo me një bashkësi të shteteve shqiptare në Ballkan.  E ardhmja,  sado që duhet e zymtë, për shkak të politikave aktuale pacifiste në Tiranë, Prishtinë e në Shkup, u përket shqiptarëve, sepse proceset historike përsëriten në mënyrë ciklike.

Radha është jona, kthim prapa nuk ka! Shqipëria do të bëhet, qoftë edhe shumë më e madhe, kjo nuk na prish punë, sepse edhe si e tillë, territori i saj do të jetë më i vogël se ai i Serbisë, Bullgarisë, apo Greqisë, të cilat nuk pranojnë të jenë të mëdha, por iu pengon një Shqipëri e bashkuar etnike, natyrale.

Ideatorit i sintagmës Shqipëria natyrale, Koço Danaj thotë se “Shqipëria të jetë në kufijtë e saj natyrorë, të cilën e shpallën zyrtarisht, me akt juridik ata 40 burra në Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912. Vetë përbërja e qeverisë së Vlorës, ku përfshiheshin gjithë përfaqësuesit e trojeve shqiptare, të Shqipërisë Natyrale, është domethënëse e shprehëse e aktit juridik të Pavarësisë së Shqipërisë së Madhe. Dhe këtë akt juridik të Nëntorit 1912 nuk është çështja që Fuqitë e Mëdha e diskutuan dhe e hodhën poshtë. Përkundrazi. Nuk e mori fare parasysh, nuk e injoroi. Ne kërkojmë një të drejtë, si çdo komb tjetër. Hajdeni, të ulemi e ta diskutojmë. Nëse ky akt juridik, ju, bashkësia ndërkombëtare, nëse keni dokumente, le ta hidhni poshtë dhe ne le të pranojmë këtë Shqipëri artificiale që është sot. Por, nëse argumentet janë në favorin tonë, atëherë, do të na jepni ne, shqiptarëve të drejtë. Eduard Grej thotë në kujtimet e tij: “Ne i copëtuam kufijtë e Shqipërisë me të drejtën e forcës të së madhit, mbi të voglin”. Sot jemi në një kohë tjetër e flasim me forcën e së drejtës, forcën e argumenteve. Për forcën e fakteve. Ndaj bashkësia ndërkombëtare duhet ta lejojë Shqipërinë Natyrale, dhe ta ketë të qartë, që vetëm kjo Shqipëri Natyrale e qetëson dhe e stabilizon paqen në Ballkan”. (Koço Danaj: Shqipëria Natyrale triumfoi mbi Beogradin, Daçiç-Vuçiç zëdhënës të shovinizmit, ja çfarë fshihet pas flamurit mbi kokat e nazifashistëve serbë (Sot News).

Duke marrë para sysh këto dhe qindra fakte të tjera, arrijmë në përfundim si Shqipëria duhet të jetë, e  një ditë do të bëhet një, qoftë si Shqipëri e Madhe, apo jo aq e madhe, qoftë si Shqipëri Etnike apo natyrale, pavarësisht terminologjisë, pavarësisht sintagmave gjuhësore, pavarësisht injorimit që i bëjnë shtetet fqinje, bashkimit të kombit shqiptar në një shtet.  Një ditë, Shqipëria e plotë mbi pasimin etnik do të bëhet.

 

Literatura:

 

  1. Historia e Popullit Shqiptar, Toena, Tiranë, 2002
  2. Gazeta “Blic”: Sllavica Tuviq: Dali ce “Bela kuga” izpraziti Srbiju?, 26. 12. 2010.

( A do ta zbraz Serbinë “Murtaja e bardhë”?

  1. Valerie Dedaj, “Martesat me shkesë e shqiptareve me serbë, Shekulli, 15. 4. 2013.
  2. Vikipedia serbisht, kroatisht, bullgarisht.
  3. Dusanov zakonik, Kodi zakonor i Dushanit. Ky kod është hartuar nga viti 1349- 1355.
  4. Sabit Uka: “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri I. Prishtinë, 1994.
  5. Leon Tolstoi: Ana Karenina, Neraida, Tiranë, 2009, pjesa e Tretë
  6. Lufta italo – greke, diktatorë e kuislingë, libër historik. Autor, Arben Puto. Shtëpia botuese: Toena, 2011.
  7. B. Mahmuti: ideja e “Shqipërisë së Madhe” u “rishfaq” në diskurset e komunistëve jugosllavë, 25. 6. 2003.
  8. Portali, Veterani…Historia e LANÇ.
  9. Skënder Demaliaj: Konferenca e Bujanit – ngjarje e ndritshme në historinë e Kosovës.
  10. Rexhep Qosja: Turqinë e kemi mike, ndërsa islamin fe… (Portalb, 28. 12. 2013)
  11. Arben Llalla: 4 milionë grekë kanë origjinë të pastër shqiptare. (Shekulli 4. 8 2013)
  12. Naile Mala-Imami: “Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd? Im…Mulakaj.com
  13. Koço Danaj: Shqipëria Natyrale triumfoi mbi Beogradin, “Sot News”, 16, tetor 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …