Në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit më 1 maj do të nderohet dëshmori i kombit, Agim Selmanaj. Agim Selmanaj ishte krah i fortë i luftëtarëve Ramush, Daut dhe Shkëlzen Haradinaj. Ai është vrarë më 1 maj 1999 në fshatin Ratishë të Deçanit nga forcat militare serbe.
