Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha në Stamboll se zgjedhjet e 24 qershorit të këtij viti janë pikë kthese për Turqinë. Ai foli në Kongresin e Forumit të Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), dhe me këtë rast komentoi rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Vendi ynë po hyn në një epokë të re dhe e gjithë infrastruktura jonë është e gatshme për epokën e re. Ne jemi gjithmonë të gatshëm, por opozita ende nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i saj. Janë zhytur në një konflikt të brendshëm, nuk e dinë se çfarë janë duke bërë si dhe çfarë do të bëjnë. Ai gjithashtu tha se gratë duhet të kenë një ndikim më të madh në politikë, si dhe prania e tyre në parlament duhet të jetë më e madhe. Ajo që ne duam është që gratë të jenë më me ndikim në politikë, më shumë pjesëmarrje dhe më shumë t’i shohim ato si përfaqësuese në parlament, tha mes tjerash kryetari i Turqisë, Erdogan.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …