Pavarësisht kundërshtimeve nga Lista Serbe, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës është zotuar se të hënën, më 30 prill 2018, do ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushtrinë e Kosovës. “MFSK-ja është duke kryer aktivitetet dhe obligimet e veta sipas planit legjislativ të Qeverisë. Aktualisht jemi në pritje të deklaratës financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane në mënyrë që draftligjet të jenë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Ne në përputhje me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Planit Veprues të MFSK-së, deri më 30 prill do ta dërgojmë Draftligjin në Qeveri”, ka thënë Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në MFSK.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …