Qytetarët dhe Policia e Maqedonisë angazhohen për gjetjen e dy policëve të Kosovës

Edhe sot do të vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc

Kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik pritet të rinisin sot. Haki Hertica nga njësia për Kërkim-Shpëtim e FSK-së, tha se kërkimet do të vazhdojmë të hënën rreth orës 09:00. Edhe nga Maqedonia është njoftuar se sot do të fillojnë kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik. Ndryshe dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të zhdukur nga e shtuna janë Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena, të dy nga Kaçaniku.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 …