Gjykata speciale kundër UÇK-së rehabiliton kreun kriminal të kohës së Milosheviqit

Në projektin e marrëveshjes që është arritur mes  Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së  Holandës, parashihet që ky shtet  ku do ta ketë selinë kjo gjykatë antishqiptare, raciste dhe monoetnike, me preferencë të Bashkimit Evropian do të vendos se kur do të përmbyllet mandati i saj. Jo zyrtarisht bëhet e ditur se  dokumenti  i marrëveshjes që ka 28 faqe dhe e përcakton Holandën si shtetin ku do ta ketë selinë Gjykata që do të trajtojë dosjet e Beogradit të kohës së Milosheviqit  për krime, që sipas tyre i kanë  kryer pjesëtarë të UÇK-së, e që janë ngritur në një raport të Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori, me prejardhje sllave Dik Marti. Në gjithë draftin, Speciales i është referuar si Institucion Gjyqësor i Specializuar i Rilokuar i Kosovës. Drafti i marrëveshjes trajton shumë aspekte të funksionimit të Speciales jashtë Kosovës. Kjo gjykatë antishqiptare do të bëjë përpjekje ta zhvlerësojë luftën e UÇK-së, duke e paraqitur si luftë të grupeve kriminale, me qëllim për t’i rehabilituar krimet që ka kryer Serbia, sikur po rehabilitohen në këtë shtet të dënuarit nga gjykata e Hagës, të cilët, në sy të BE-së dhe krejt botës po trajtohen se heronj të kombit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …