Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se do të mbajë fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, pasi ka obligim kushtetues, të cilin edhe do ta përmbushë. “Ju e dini se edhe me Kushtetutën e vendit është e paraparë adresimi nga ana e Presidentit, dhe unë do ta përmbushë obligimin tim kushtetues dhe do të paraqes fjalimin tim para Kuvendit të Kosovës, ka thënë Jahjaga. Duke komentuar gjendjen në vend ajo ka thënë se situata po bëhet e papranueshme dhe pozita dhe opozita duhet të ulen të bisedojnë sepse kanë “mjaft mundësi për ta bërë këtë”, ka vlersuar, Atifete Jahjaga.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …