Në praninë e kryetarit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe qeveritarëve në Tiranë, dy patriarkët ortodoksë, ai i Rusisë Kirill dhe partiaku pangrek, Janullatos, bekuan vrasësin e shqiptarëve, satanain e quajtur Shën Kozma, i cili kishte hapur 300 shkolla greke në Shqipërinë e jugut dhe i kishte greqizuar shqiptarët qysh në shekullin 18-të. Patriarku i Kishës ortodokse ruse, Kirill, në ditën e dytë të vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë, bashkë me Kryepeshkopin grek Anastas Janullatos zhvilluan meshën në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytetin e Shqipërisë. Të pranishëm në ceremoni ishin ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, ambasadorja grekë, Eleni Sourani, si dhe klerikë të ndryshëm, rusë e grekë.
Në fund të meshës kryeprifti rus, Kirill, vlerësoi figurën e “Shën Kozmait”, për të cilin historiani i mirënjohur e atdhetar, Pëllumb Xhufi thotë se “sot nuk ka grek që t’i njohë “shenjtorit” anti-shqiptar, gjysmanalfabet nga Etolia dhe varrit të tij në Kolkondas, ndonjë vlerë tjetër veç asaj të greqizimit të popullsisë ortodokse të Myzeqesë në të kaluarën dhe të një hipoteke absurde në tokat e shqiptarëve, sot. Me këtë synim të mbrapshtë, shën Kozmai është futur qëllimshëm në kalendarin e kishës Ortodokse dhe besimtarët e Myzeqesë e nderojnë atë, pa ditur cili është dhe përse. Njëlloj si besimtarët myslimanë të Petrelës të cilët, nuk dinë përse nderojnë tyrben e Ballaban Pashës, tradhtarit dhe armikut të Shqipërisë, ka shkruar me këtë rast historiani i mirënjohur shqiptar, dr. Pëllumb Xhufi.
Muaj më parë kryetari i Shqipërisë, i cili ka përkrahjen vetëm të pesë për qind të shqiptarëve, Ilir Meta, i postuar në krye të Shtetit nga pazaret politike me Edi Ramë, i kishte dhënë shtetësinë, pas 25 vjet shërbesë ortodoksisë greke, priftit satana, Janullatos, për ta siguruar mbështetjen, drahimitë greke dhe kapitalin që ka investuar në bankat e gjitonit helen.
Edi Rama, për të qëndruar në pushtet, tani kur po ia dridh postin, Sali Berisha, ia plotëson një nga një kërkesat Greqisë, të cilat “padrejtësisht” për 70 vjet ia kishte pas mohuar regjimi komunist i Enver Hoxhës. Rama dhe Meta edhe pse të armiqësuar mes veti, ( gruaja e Metës Kryemadhja, Ramën e quan qen, krejt pa të keq, krejt normale për gjuhën e saj të përdalë) ata ulin kokën e bëhen miq të devotshëm të Tsiprasit, Kocit, Vuçiqit e Daçiqit.
Në bisedime me grekët Ditmir (Ditzi) Bushati ka pranuar “mbjelljen” me eshtra grekë në tërë jugun e Shqipërisë, por nëse nuk gjenden aq sa kërkon Janullatosi, atëherë vazhdojnë të blejnë eshtra shqiptarësh, pavarësisht fesë, sepse në eshtra nuk zbulohet dot synetia e eshtrave të myslimanëve. Po nëse nuk mjaftojnë këta eshtra, dhe me siguri se nuk do të mjaftojnë, meqë falsifikatorët grekë e serbë shifrave matematikore të tyre ua shtojnë, në mos më shumë një zero po se po, dhe nga 800 pjellin 8.000 mijë, mund të gërmojnë edhe eshtra kafshësh, kuajsh e gomarësh, me rëndësi është që përmbi t’iu vendoset një kryq, se edhe ashtu ata janë pa emra, pa identitet, pa iu shtruar testit të ADN-së, thjesht kërkohen eshtra grekësh që lanë kockat duke u munduar ta aneksojnë Jugun e Shqipërisë.
Po jo vetëm kjo, duket sheshit se Ditmiri ua ka garantuar edhe pjesën aq të përfolur detare, por për një rast më vonë. Ilir Meta i ka dhënë shtetësi shqiptare shkatërrimtarit të Kishës Autonome Shqiptare të Fan Nolit, priftit Janullatos, ndërsa Koci dhe Ciprasi u duartrokasin duke i lavdëruar shqiptarët, të cilët më në fund iu plotësuan kërkesat bijve e nipave të Napoleon Zervës, kriminelit, i cili vrau e masakroi dgjetë mijëra shqiptarë vetëm sepse ishin myslimanë, dhe nuk kërkuan asgjë për këmbim. Pazar i pastër me fqinjin, i cili edhe ashtu e ka greqizuar fetarisht jugun e Shqipërisë.
Çamët heshtin e heshtin, duke luajtur vallen e Osman Takës, heshtin ashtu si vetë hija e tyre e vdekur në trojet e Çamërisë.
Qeveria Çame e Kamaranit të Drenicës nuk bëhet e gjallë, që nga shpallja e saj vite më parë, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar lëviz herë pas herë me deklarata puro patriotike, Çamët nëpër Gjermani e gjithandej mundohen të na bindin se të parët e shqiptarëve të jugut paskan qenë pellasgos, pra puro antikë, por grekët nuk merren me fjalë e me rrahje gjoksi. Ciprasi, Kociasi, ua thonë hapur, se nuk ka ekzistuar as ekziston Çamëria, arvanitasit janë ajka e patriotizmit grek ndërsa këndojnë në kor këngën e tyre të preferuar se me “lëkurët e shqiptarëve do të rregullojnë opinga dhe brezare”. Arvanitasit e mirë, në vend të lëkurës së myslimanëve, këndojnë “do ta pres kocidhetë…”, “Ra kapana e Papadisë” dhe dehen duke pirë verë në kujtim për këngët e të parëve.
Liturgji-orgjia e krerëve të krishterimit ruso-grek në Shqipëri, është një tregues tjetër që shpërfaqë mirëfilli gjendjen kaotike morale, fetare e kombëtare, që mbretëron në Shqipëri, krerët e së cilës janë ograisur pas parajsës që quhet bashkim Evropian, sikur dikur ishin ograisur pas komunizmit, të cilin e paragjykonin si shpëtim përfundimtar për Shqipërinë dhe krejt botën.
Gjatë vizitës së tij në Gjermani, kryeministri, Edi Rama, i njohur për batutat e tij me vend e pa vend, i ka bërë të ditur zonjës së madhe, Angjela Merkel, se shqiptarët nuk janë vetëm myslimanë por edhe të krishterë, andaj për hir të krishterëve shqiptarë, katolikë, (sepse ortodoksët i mori Greqia e Janullatosit, tani edhe “Babushka” Kirill i Rusisë) ta ndihmojë Shqipërinë, e cila aq shumë vuan, e djegur fare në dashurinë platonike që shpreh për BE-në. Po mjerisht, katolikët janë krejt pak në numër dhe duket se nuk ia mbushin syrin zonjës, Merkel, as krerëve të BE-së, sado që disa prej atyre, vëllezërve tanë janë aq trima sa kërcënojnë edhe Milosheviqin e vdekur që i ka lë gjallë 1.900.00 shqiptarë myslimanë në Kosovë… BE-ja do të dëshironte qe Shqipëria për hir të perspektivës së saj të ishte puro e krishterë si për shembull Serbia, Greqia, Bullgaria e vende të tjera të Ballkanit. Por me një Shqipëri të tillë nuk do të pajtohej Erdogani dhe kështu Edi Rama ndodhet mes dy zjarreve, që përcëllojnë ashtu sikur i ka përcëlluar historikisht shqiptarët pacifistë, Roma, Bizanti, Turqia e të tjerë deri te BE-ja, pavarësisht se kjo ndodhet në agoni dhe nuk do ta bëjë të gjatë.