Në një mesazh dërguar kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa lidhur me mosmarrëveshjet në Kosovë rreth Marrëveshjes mbi demarkacionin e kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, të nënshkruar më 26 gusht të këtij viti, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka deklaruar se është i gatshëm për bisedime. “Ne konsiderojmë se me Marrëveshje janë zyrtarizuar kufijtë administrativë në pajtim me Kushtetutën e Jugosllavisë të vitit 1974. Nëse ka dyshime se kjo nuk është bërë ashtu, dhe nëse janë bërë gabime, ne jemi të gatshëm këtë ta shqyrtojmë, sepse nuk dëshirojmë çfarëdo mosmarrëveshjesh me fqinjët tanë, duke marrë parasysh interesat shtetërore dhe kombëtare të Malit të Zi”, ka thënë mes tjerash, Gjukanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …