U diskutua për sistemin e ujësjellësit dhe të kanalizimit në Budakovë

Në takimin e mbajtur të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me përfaqësues të Hidroregjionit Jugor nga Prizreni dhe Suhareka si dhe me Kryesinë e fshatit Budakovë, është diskutuar për sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit të fshatit. Takimi është thirrur nga kryesia e fshatit Budakovë, të cilët më herët kanë kërkuar që edhe fshati i tyre të behet me sistem të ujësjellësit si dhe me kanalizim, pasi të dyja këto i mungojnë Budakovës. Dugagjin Palushi, këshilltar në Asamblenë komunale, thotë se banorët, përkatësisht kryesia e fshatit janë dakorduar me përfaqësuesit e Hidroregjionit Jugor në Prizren dhe Suharekë, ndërsa kemi diskutuar dhe me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj që ta realizojmë deri në fund projektin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …