Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrah protestën e 1 majit, organizuar nga BSPK-ja

Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrah protestën e 1 majit, organizuar nga BSPK-ja

Grupi i Deputetëve të Pavarur konsideron se gjendja e punëtorëve në vendin tonë është tepër e rëndë. Vetëm në vitin e fundit janë 6 punëtorë që kanë gjetur vdekjen në vendin e punës, për çfarë nuk është dhënë kurrfarë përgjegjësie institucionale. Ndërkohë që siguria në punë mbetet çështje e pazgjidhur, që flet për rrezikshmëri të vazhdueshme të jetës së punëtorëve.

Përveç mungesës së sigurisë në vendin e punës, punëtorët në Kosovë ballafaqohen me vështirësi të tjera të përditshme në vendin e punës, e veçanërisht ata në sektorin privat. Pagat e ulëta dhe mungesa e kontratave, pastaj kontratat afat shkurte janë manifestimi më i rëndë i shfrytëzimit të punëtorëve, të cilëve shpesh nuk iu lejohet as organizimi sindikal. Grupi i sheh si të nevojshme kërkesat nga BSPK, për zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor.

Realizimi i këtyre kërkesave është i domosdoshëm, prandaj 1 Maji duhet të jetë ditë proteste ndaj padrejtësive të përditshme që e karaktertizojnë jetën e punëtorit dhe thirrje e fuqishme për plotësimin e këtyre kërkesave të drejta dhe urgjente. Me këtë rast, në ditën ndërkombëtare të punës bëjmë thirrje për të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e nesërme, e cila fillon në orën 11:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …