Avni Ajdini: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike është diskriminues në disa sektorë

BSPK-ja 1 Majin- Ditën Ndërkombëtare të Punës do ta shënojë duke protestuar

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, 1 majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës do ta shënojë duke protestuar, me qëllim  për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët. BSPK-ja si kërkesa do të ketë zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë dhe shëndetin në punë, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor. Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se çështja e punëtorëve nuk është e kënaqshme dhe se kjo është arsyeja pse do të protestojnë.  Ajdini u shpreh se një punëtor mund të humbas jetën për shkak të mungesës së një rripi të sigurisë. Ndërsa kryetari i Këshillit Organizativ në BSPK, Jusuf Azemi, foli edhe për rastin e zhdukjes së dy policëve dy ditë më herët. Kurse, sa i përket protestës që do të mbahet më 1 maj ai tha se çdo gjë është përgatitur me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …