Thaçi: Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Punëve të
Jashtme, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Hungari ku po pritet në takime
nga autoritete të larta të këtij vendi. Mediet e këtij vendi i kanë kushtuar
vëmendje të madhe kësaj vizite dhe deklaratave të tij dhënë portaleve të
ndryshme informative. Gazeta hungareze “Magyar Hírlap” citon zëvendës
kryeministrin Thaçi të ketë deklaruar se Kosova ka ndërtuar me sukses
institucionet demokratike dhe tani prioritet i saj është në Bashkimin Evropian
dhe NATO. Ne I kemi plotësuar të gjitha kushtet për integrim dhe anëtarësim në
këto organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ne nuk kërkojnë një procedurë të
veçantë, kërkojmë vetëm që të vlerësohen të arriturat tona. Ndërsa duke folur
për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe mendësinë politike që mbretëron te
kjo e fundit, ai ka theksuar se Serbia është rob i së kaluarës dhe për këtë
arsye e ardhmja dhe stabiliteti i gjithë rajonit është në rrezik. Gjatë ditës
së sotme, zëvendës kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi
do të takohet edhe me kryeministrin e Hungarisë dhe me kryeparlamentarin e
këtij shteti. 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …