Në Shqipëri po qëndron Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Në Tiranë ka arritur për vizitë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai është pritur me
nderimet më të larta dhe nga autoritetet më të larta të Shqipërisë. Gjatë
takimit në mes të kryeministrit, Edi Rama, dhe sekretarit të përgjithshëm të
NATO-s, Jens Stoltenberg, është biseduar edhe për vendin tonë dhe synimin për
t’u anëtarësuar në këtë aleancë të fuqishme ushtarake. Me këtë rast,
kryeministri, Edi Rama theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk duhet të
paragjykohet dhe se duhet vlerësuar progresi i shtetit të pavarur tashmë prej 7
vitesh. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens
Stoltenberg do të pritet edhe nga kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Njoftohet se në qendër të vëmendjes së vizitës së tij do të jenë rritja e
buxhetit për mbrojtjen dhe iniciativa e qeverisë shqiptare për krijimin e një
qëndre trajnimi rajonale për luftën kundër terrorizmit, iniciativë e cila është
mirëpritur nga NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …