Delawie: Rastet e korrupsionionit duhet të gjykohen dhe ndëshkohen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në
vendin tonë, Greg Delawie, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të
gjykojnë dhe dënojnë rastet e korrupsionit. Luftimi i korrupsionit është
prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që
institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit por vetëm kjo nuk
mjafton. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të aftë për ta luftuar
korrupsionin. Për shkak të pozitës së rëndësishme që është besuar ju duhet të
mos keni fare tolerancë për rastet që i trajtoni, asnjë gjyqtar i korruptuar
nuk duhet të punojnë në sistemin e drejtësisë. Përmirësoje sundimin e ligjit
dhe qytetarët do të kenë besim te ju. Korrupsioni është sfida më e madhe që ka
Kosova por ju nuk jeni vetëm, gjatë viteve të ardhshme SHBA do të investojë 12
milionë euro në infrastrukturën e sistemit gjyqësor, theksoi Ambasadori i
Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Greg Delawie në tryezën ku u
diskutua për performancen dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në
luftimin e korrupsionit. Tryeza u organizua nga Instituti i Kosovës për
Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …