Gjatë fjalës para të pranishmëve në konferencën “Lufta
kundër korrupsionit. Dështimi dhe progresi” ambasadori i Britanisë së Madhe në
vendin tonë, Ruari O’Conell drejtoi kritika të shumta në drejtim të gjyqësorit
dhe organeve të drejtësisë. Ai theksoi se populli i Kosovës dhe miqtë e saj ndërkombëtarë
kanë shpresë për të ardhmen, por siç tha ai “fatkeqësisht kjo shpresë ka
humbur”. Në vijim të fjalës së tij, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari
O’Conell përmendi pasurimin e politikanëve në mënyrë të paligjshme dhe mungesën
e rezultateve të organeve të drejtësisë për ta luftuar këtë dukuri. Ai shtoi më
tutje se Kosova tani më e ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit që
do të thotë se do të trajtohet si çdo vend i Evropës dhe se tashmë ka ardhur
koha që udhëheqësit e ligjit ta luftojnë pa kompromis korrupsionin.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …