Bajram Hasani: Turp për Gjilanin, heroi Kadri Zeka ende pa shtatore në këtë qytet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani uron ditën e punëtorëve, zotohet për përmirësim të kushteve për ta

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka uruar punëtorët në festën e 1 majit duke vënë theksin në mbrojtjen e bizneseve vendore. Hasani ka thënë se Ministria që ai udhëheq, duke mbrojtur bizneset vendore ka mbrojtur edhe punëtorët.
“Duke ndihmuar dhe mbrojtur bizneset vendore, kemi mbrojtur dhe jemi kujdesur për punëtorët. Këto tetë muaj, sa jam në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kam vizituar shumë kompani, kam takuar shumë punëtorë me të cilët kemi folur për çdo hall që ata kanë gjatë punës. Kjo më ka shtyrë që të ofroj mbshtetjen time të parezervë për bizneset tona, por do të kërkojmë nga bizneset që të japin llogari para shtetit. Jemi të vetëdijshëm se jo çdo gjë është në rregull, por me punë të përbashkët do të krijojmë trajtim sa më të mirë të punëtorëve në çdo sektor. Ne në Këshillin Ekonomiko-Social jemi dakorduar për nivelin e ri të pagës minimale në Kosovë, që do të jetë një pagë më e dinjitetshme. Me aplikim e pagës minimale 250 euro, do të ulim edhe varfërinë Uroj që Qeveria ta miratojë sa më parë propozimin e ministrit të MPMS, Skender Reçica. Urime, 1 Maji!”, ka shkruar Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …