Visar Ymeri

Visar Ymeri: Popullit i takon e drejta për vetëvendosje dhe Referendumi është mjet për përcaktimin e tij

Visar Ymeri, nga Grupi Deputetëve të Pavarur, u shpreh se në Deklaratën e Parimeve kanë përmbledhur parimet që ky grup i sheh si të domosdoshme për ndryshim në shoqëri, duke u angazhuar  për një sistem politik e ekonomik që garanton drejtësi e barazi, sepse popullit të Kosovës i takon e drejta për vetëvendosje dhe se referendumi është mjet për përcaktimin e popullit. “Qëllim i yni është shpërndarja e pushtetit, mbështetjen e kreativitetit, mbështetjen e qytetarëve, shpërndarjen e të mira. Në këtë drejtim ne do të punojmë me qytetarin, deklaroi Ymeri. Kurse deputeti tjetër, Dukagjini Gorani tha se në këtë deklaratë ata angazhohen për një republikë qytetare duke e promovuar bashkimin shoqëror. Përkrahim të drejtën e qytetarit për ta përcaktuar të drejtën e qeverisjes… Do përkushtohemi veçanërisht në qeverisjen efikase lokale… konsiderojmë se sistemi aktual siç njihet me vende të rezervuara nuk garanton efikasitet pasi paraqet pengesë”, deklaroi më tej Gorani. Deputeti Visar Ymeri ka thënë se ende nuk kanë vendosur për çështjen e emrit të subjektit të ri politik.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …