Në organizim të OVL-së, së UÇK-së, dega në Therandë, sot në orën 11.00 shënohet 19-vjetori i rënies heroike të heronjve të kombit: Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari. Fillimisht bëhen homazhet te Lapidari, në vend-rënien e tyre, në fshatin Shirokë, ndërsa në orën 12:00 bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, në Therandë. Dëshmori, Xhavit Bajraktari ka qenë edhe reporter i Radios-Kosova e Lirë dhe i Agjencisë Kosovapress, qysh prej fillimit të punës së këtyre dy institucioneve informative të luftës së UÇK-së. Ai së bashku me Besim Baraliun dhe Ilaz Kadollin kishin marrë përsipër të raportonin për luftimet në zonën ku vepronin dhe luftonin.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …