Ish-Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, ka thënë se Bukureshti është nën trysninë e Gjermanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Në një deklaratë për televizionin rumun, “B1”, Basesku, ka thënë se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që sa më shpejtë ta bëjnë këtë. Bëhet fjalë për trysni ndaj Rumanisë, Spanjës, Qipros, Greqisë dhe Sllovakisë, precizoi Basesku, përndryshe President nderi i Partisë së Unitetit Kombëtar. “Rumania nuk mund ta njeh pavarësinë e Kosovës, përkundër premtimeve të cilat Gjermania ja ka dhënë udhëheqësve kosovarë. Do të ishte kjo një goditje e tmerrshme për Moldavinë, ngase situata në Transdnjestri është e ngjashme me atë në Kosovë”, është shprehur Basesku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …