Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore, në 19-vjetorin e masakrës në fshatin Studime të Komunës së Vushtrrisë. Akademia mbahet duke filluar nga orën 12:00 në fshatin Studime. Më 2 maj të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga ushtarët serbë 116 shqiptarë liridashës që ishin në kolonë për tu shpërngulur në drejtim të Shqipërisë. Shumë tjerë ishin plagosur ndërsa mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin larguar për në Shqipëri.
