leoni

Evropa gjen burime për të bombarduar, por nuk gjen burime për të shpëtuar jetë të pafajshme

Mbi 700 të mitur kanë humbur jetën nga fillimi i vitit 2015 e deri më sot në ujërat e Mesdheut. Ky fakt është denoncuar sot nga Drejtori i Fondacionit “Europian Migrantes” në Itali imzot Gjankarlo Perego. “Evropa që gjen gjithmonë burime për të bombarduar, nuk gjen burime për të shpëtuar viktima të pafajshme”, ka deklaruar ai. Prej janarit të 2015 e deri më sot janë 700 mijë fëmijë viktima që kanë humbur jetën ndërsa bashkë me familjarët e tyre kapërcenin Mesdheun në drejtim të brigjeve të Evropës. “Operacioni Triton i vendeve evropiane në shpëtim të jetëve njerëzore në det ka dështuar”, u shpreh kreu i Fondacionit Migrantes. “E ky fakt është një turp që rëndon në koshiencën evropiane. Numri i viktimave në det në krahasim me një vit më parë është dyfishuar, nga 1600 përgjatë 2014 në 3200 viktima prej janarit të 2015 e deri më sot”. Për kreun e Fondacionit Migrantes, Evropa sot justifikon ngritjen e mureve për shkak të rrezikut nga terrorizmi, por njëkohësisht ka bllokuar krijimin e kanaleve humanitare për të shpëtuar jetë njerëzish e për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore si një nga rrugët e burimit të terrorizmit.


 


“Po kthehemi prapa në kohë, deklaroi imzot Pregeo.


“Në vend të qendrave të strehimit të emigrantëve kemi kampe të mbyllura nga ku askush nga emigrantët nuk mund të hyjë e të dalë, siç është rasti i kampit të emigrantëve në ishullin Lampedusa ku deri më sot kanë mbërritur rreth 20 mijë persona e të gjithë janë transferuar në këto qendra të mbyllura ku ndalohet hyrja e dalja e çdokujt. Frika bashkë me komoditetin e heshtjes po kthen prapa në vite rrugën e garantimit të mbrojtjes ndërkombëtare nga Evropa”.


I është bashkuar apelit të Drejtorit të Përgjithshëm të Fondacionit Migrantes dhe Organizata Botërore në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, Unicef Italia.


Zëdhënësi i saj, Andrea Iacomini, ka deklaruar se “i duhet dhënë fund varreve nën ujë. Deti Egje ashtu si dhe ujërat italiane po shndërrohen në varreza për shumë të mitur”.


“I bëj thirrje, të gjithë liderëve politikë e institucionalë evropianë e italianë që në emër të Vitit Jubilar të Mëshirës të sapo shpallur nga Vatikani, t’i jepet fund kësaj katastrofe të pashembullt në histori”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …