Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Kadri Veseli ka vizituar sot fshatin Gorazhdec të komunës së Pejës, ku ditë më
parë ndodhi një incident me armë zjarri. Bashkë me kryekuvendarin, ishin edhe
anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Sllobodan Petroviq si dhe drejtori i Policisë
Rajonale të Pejës, Shaban Shala. Duke dënuar rastin, kryekuvendari Veseli tha
se kushdo qoftë autori i këtij akti kriminal duhet të dënohet. Ai tërhoqi vërejtjen
se rasti të mos politizohet, por të zbardhet nga organet e drejtësisë. “Kushdo që e ka bërë këtë akt, është
akt kriminal. Por rasti nuk duhet të politizohet. Duhet pritur që organet e
drejtësisë ta thonë fjalën e vet”, ka deklaruar kryekuvendari Veseli gjatë
vizitës në Gorazhdec.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …