Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka denoncuar sot sërish faktin se Shqipëria po i fal pasuri përrallore Greqisë, me marrëveshjen e detit. Sipas ish-kryeministri ‘dje u mblodh komisioni i përbashkët i kryesuar nga spiuni famoz Meçollari për shitjen e Detit’.
“Shqipëria në prag të dorëzimit të pasurive përrallore Greqisë! Të dashur miq, dje u mblodh komisioni i përbashkët i kryesuar nga spiuni famoz Meçollari për shitjen e Detit. Akti i tradhëtisë së lartë kombëtare do firmoset sipas ministrit grek të Punëve të Jashtme Nikos Kotzias brenda muajt Maj, kjo sepse marrëveshja ka përfunduar me kohë. Ju bëj thirrje shqiptarëve të mbrojnë interesat jetike, integritetin territorial duke flakur një minutë e më parë vëllain siamez të Jorgo Zografit, Edvin Kristaq Ramën!”, ka shkruar Berisha.