Agjencia e Ushqimit dhe
Veterinarisë së Kosovës, sot ka bërë asgjësimin e mbi 20 mijë fidanëve të
mjedrave, të cilat pas analizave kishin rezultuar me sëmundjen ‘agro-bakterium
tumafacienc’. Ligjet e Kosovës parashikojnë asgjësimin e bimëve që rezultojnë pozitive
me këtë sëmundje. Asgjësimi i tyre është bërë në praninë e inspektorëve fito-sanitarë
dhe fermerëve në fshatin Dubravë të Kaçanikut. Inspektorët e Agjencisë së
Ushqimit dhe Veterinarisë do të bëjnë asgjësimin e 40 krerëve gjedhe në rajonin
e Vitisë, pasi kanë rezultuar me sëmundje infektive.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …