Pas një helmimi me ushqim në bugun e Lypjanit dhe kërkesës së avokatit, Arianit Koci, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi sot është liruar nga paraburgimi, ndërkohë që iu caktuar masa e arrestit shtëpiak. Avokati i deputetes, Arianit Koci, ka konfirmuar për mediet se Gjykata Supreme e ka aprovuar kërkesën e tij, duke ia zëvendësuar masën e paraburgimit për 30 ditë me atë të arrestit shtëpiak, ashtu sikur edhe disa deputetëve të tjerë të opozitës, të cilët po mbahen në burg dhe në arrest shtëpiak për shkak se kanë bllokuar punimet në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri Mustafa që t’i anulojë marrëveshjet me Serbinë e Malin e zi për AKS-në dhe demarkacionin.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …