Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me ISIS-in, John Mearsheimer, ka deklaruar për Al-Xhazira se ISIS- nuk mund të shkatërrohet me mjete ushtarake, sepse edhe pas saj mbetet ideologjia, e cila nuk mposhtet nga ajri as nga toka.
Të gjithë pajtohen se ISIS-i nuk mund të mposhtet vetëm me sulme nga ajri dhe duhet intervenimi nga toka me këmbësori. Amerikanët dhe evropianët nuk duan t’ i dërgojnë njësitë tokësore sepse e dinë mirë se çka ka ndodhur në Afganistan dhe në Irak. Kjo vetëm do ta keqësonte problemin. Nuk ekzistojnë aktorë lokalë që do të shfaqin dëshirë të luftojnë kundër ISIS-it. Edhe epo të dërgohen trupa tokësore, pjesëtarët e ISIS-it nuk do të luftojnë ballë për ballë, por ata do të strehohen dhe sërish një ditë do të kthehen. Mendoj se çështja e ISIS-it nuk do të zgjidhet me mjete ushtarake, ka thënë mes tjerash analisti, John Mearsheimer, për Al-Xhazira.