Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është në dijeni për diskutimet në mes të Kosovës dhe Serbisë për ndarjen e vendit tonë. Ai duke iu përgjigjur pyetjes se një deputetit të LDK-së, lidhur me një shkrimin të gazetës vjeneze “Der Standard” se Hashim Thaçi ka negociuar me autoritetet serbe për ndarjen e Kosovës, ka thënë se ndryshimi i kufijve nënkupton kthim në tragjedi. “Qëndrimet e mia janë të qarta. Ndryshimi i kufijve është kthim në tragjedi”, ka thënë Haradinaj. Ai ka folur edhe për platformën e dialogut të cilën Qeveria e ka përcjellë në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …