Nga publikimi i Raportit të Grupit “Saufan”, bëhet e ditur se numri i luftëtarëve të huaj, që iu kanë bashkuar radhëve të Kalifatit Islamik, në Siri ka arritur deri në 27 mijë efektivë potencialë ushtarakë, qysh nga qershori i vitit të kaluar. Sipas këtij raporti vendet arabe mbajnë vendin kryesor për nga numri i efektivëve. Rekrutimi është rritur edhe nga disa shtete të Europës Perëndimore, Rusisë dhe Azisë Qendrore. Norma mesatare e të të kthyerve në vendet perëndimore është rreth 20-30%. Sipas autorëve të raportit, të rekrutuarit në Shtetin Islamik vijnë nga 86 vende të ndryshme të botës, ndërsa numri më i madh i luftëtarëve të Shtetit Islamik janë nga Tunizia, ku numërohen rreth 6000 militantë. E dyta radhitet Arabia Saudite me 2500, Rusia 2400, Turqia, 2100 dhe Jordania, 2000. Raportohet se rreth 5000 luftëtarë janë nga vendet e BE-së. Raporti citon se sipas shifrave zyrtare rreth 1800 qytetarë të Francës shumica syresh me prejardhje nga vednet arabe, janë larguar nga Franca për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, ndërsa nga Britania e Madhe dhe Gjermania aktualisht në radhët e ISIS luftojnë rreth 760 veta. 470 janë nga Belgjika. Bazuar në këto vlerësime, më shumë se 3700 luftëtarë të Shtetit Islamik vijnë nga këto vende të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me përkeqësimin e situatës së sigurisë
Analisti, Burim Ramadani, një publikim autorial tha se destabilizimi nuk është i ndërlidhur vetëm me …