Ushtarët e Kosovës tregohen të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara në Garën e Luftëtarit më të Mirë

Forca e Sigurisë së Kosovës me 4 maj konferencën për media lidhur me ushtrimin fushor “Shqiponja 6”

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës njofton se organizon konferencë për media për Ushtrimin Fushor të FSK-së ,”Shqiponja 6″. Konferenca do të realizohet me 04 maj 2018 ditë e premte, në ora 10:00, në kazermën ,,Adem Jashari “ në Prishtinë, në klubin e oficerëve. Në konferencën për media të pranishëm do të jenë Drejtori i Ushtrimit Fushor Gjeneral Brigade Naim Haziri, përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë dhe Emergjencave të Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Përfaqësuesit e shteteve partnere pjesëmarrëse në ushtrim (Shqipëria, Iowa, Mbretëria e Bashkuar, Ushtria Amerikane për Evropë , Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i ZI dhe KFOR-i) Qëllimi i Konferencës është njoftimi për aktivitetet e përbashkëta me partnerët ku njësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të zhvillojnë operacione taktike në terren me kapacitetet ekzistuese dhe testimin e tyre, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me partnerët dhe agjencitë vendore të sigurisë dhe emergjencave Ushtrimi fushorë ,,Shqiponja 6” do të realizohet nga data 04-12 maj 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …