Xheremi Korbin i mbetet besnik Enver Hoxhës dhe marksizëm-leninizmit

Kryetari i Partisë Laburiste (Partia e Punës) në Britaninë e Madhe, Xheremi Korbin është kritikuar sërish pasi kishte madhëruar prijësin  komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, gjatë  një festë të laburistëve për Krishtlindje. Laburisti me bindje marksiste-leniniste, i kishte habitur  të pranishmit kur kishte cituar Enver Hoxhën, lidhur me disa zhvillime. Daily Mail, saktëson se zemërimi i tillë u shfaq  pasi kancelari  i Britanisë, John McDonnell, citoi Mao Ce Dunin dhe librin e tij të kuq në parlamentin anglez. Në fjalimin e tij, Korbin ka deklaruar se “Enver Hoxha ka qenë një udhëheqës i fortë”, duke përdorur madje edhe  sloganet e  Enverit sikur ishte: “ky vit do jetë më i ashpër se viti që vjen”. Xheremi Korbin dhe Partia e tij  Laburiste, në zgjedhjet e fundit  kanë fituar më shumë vende në Parlamentin e Britanisë së Madhe.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …