Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk e ka dërguar në Qeveri projektligjin për Ushtrinë deri më 30 prill të këtij viti, ashtu siç kishte premtuar. Zyrtarë të kësaj Ministrie kanë ndryshuar qëndrim, duke thënë se ushtria do të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Pavarësisht se në fillim të këtij viti Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte paralajmëruar se Projektligji për Ushtrinë do t’i përcillej Qeverisë deri më 30 prill 2018, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Zyrtarë nga MFSK-ja thonë se pakon e projektligjeve ua kanë dërguar dy dikastereve të tjera, Ministrisë së Financave e Ministrisë së Integrimit Evropian dhe po presin deklarimin e tyre. Formimi i Ushtrisë së Kosovës do të shtyhet krejt derisa të përfundojë dialogu Kosovë-Serbi dhe derisa nuk gjendet një zgjidhje kompromisi me të cilën do të pajtohet Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …