Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, më 8 maj, ora 13:00, në Sallën C301, në Kuvendin e Kosovës. Për këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Agjendën e Integrimeve Evropiane, Formimin e Ushtrisë së Kosovës, Reformën Zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …