Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se mediet kanë rol informues dhe edukues. Pjesën e lirë të medies, atë që ndjek ndërgjegjen e vet dhe interesin publik, e falënderojmë. Pjesës tjetër i urojmë që të lirohet sa më shpejt prej skllavërisë ku gjendet. Kjo e mirë publike nuk do të ishte e mundur pa punën dhe përpjekjen e vështirë për të ruajtur etikën profesionale, të dhjetëra gazetarëve të guximshëm. Nën presionin e vazhdueshëm të pronarëve e të pushtetarëve, këta gazetarë janë pothuajse të pambrojtur, shpesh pushohen nga puna me pretekste qesharake, shpesh punojnë pa kontrata ose me kontrata fiktive, u vonohen pagesat, akuzohen verbalisht në ambientet e punës ose gjatë kryerjes së detyrës, e janë të pasindikalizuar siç duhet. Si të mos mjaftojnë këto, e kanë edhe një vështirësi tjetër, përjetojnë përditë konkurrencën e pamerituar prej shumë të tjerëve që vetëm i thonë vetes gazetarë, të cilët e shesin dhe e shkelin etikën e profesionit të tyre në këmbim të parasë apo rritjes në karrierë, dhe shndërrohen në vegla të maskuara ose të pamaskuara të pushtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …