leoni

Viti i parë i Qeverisjes Mustafa cilësohet i dështuar

Për herë të parë që nga paslufta, më 9 dhjetor të vitit të
2014, LDK e mori drejtimin e Qeverisë së vendit në një koalicion me subjektin
më rival, PDK-në. Subjektet opozitare dhe analistët politikë vlerësojnë se  Qeveria Mustafa është e dështuar. Kjo Qeveri  më shumë është marrë me menaxhimin e krizave
dhe me plotësimin e kushteve të vëna nga Lista Serbe, sesa me planin qeverisës.
Ky koalicion gjatë fushatës zgjedhore pati  garantuar uljen e papunësisë, gjenerim të vendëve
të punës zhvillimin e hovshëm ekonomik, rritjen e pagave, integrimin në BE,
liberalizim të shpejtë të vizave etj.  Pas
një viti bashkëqeverisjeje, premtimet për punësimin e 200 mijë qytetarëve për 4
vjet, kanë mbetur vetëm premtime boshe, të cilat përveç akomodimit në qeverisje
dy figurat politike, Isa Mustafën në krye të Qeverisë dhe Kadri Veselin në krye
të Kuvendit, thuhet se nuk solli ndryshime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …