Kryetari Muharremaj në zyrën e tij ka pritur rreth 30 qytetarë

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka pritur në zyrën e tij rreth 30 qytetarë nga Komuna e Suharekës, me të cilët ka biseduar veç e veç për të gjitha hallet dhe problemet që i mundojnë ata, për të cilat, kryetari Muharremaj ka dhënë përgjigje në të gjitha kërkesat e tyre dhe ka premtuar se në suazave të mundësive që ka Komuna, kërkesat do të zgjidhen. Takime me qytetarë kryetari po mban çdo të enjte dhe atë në kohën prej orës 13.00 deri ora 15.00. Mirëpo, ka raste kur edhe ditëve tjera kryetari Muharremaj takohet me qytetarë, jo vetëm brenda institucionit të Komunës por edhe në hapësira tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …