Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një konference për media ka shpalosur detaje nga ushtrimi fushor “Shqiponja 6”. Naim Haziri, gjeneral brigade tha se ky ushtrim ka qenë i planifikuar që nga shkurti i vitit 2017. Ai shtoi se është fat që krahas tyre prezent janë edhe tetë shtete partnere, duke shtuar se qëllimi është që të vlerësohen kapacitetet reaguese të tyre. Haziri tha se FSK-ja është bartëse e këtij ushtrimi derisa të gjitha agjencitë tjera të Kosovës do t’i kryejnë detyrat që kanë. Ai po ashtu deklaroi se në këtë ushtrim fushor do të marrin pjesë tetë shtete të cilat do të testojnë ndërverprueshmërinë mes vete. Ushtrimi do të bëhet në Komunën e Prishtinës, Kastriotit, Besianës dhe Artanës. Shpend Tërdeva nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës, tha se ky ushtrim është një rast i mirë për demonstrimin e aftësive të tyre. Sipas një kumtese të dërguar nga Ministria e FSK-së, ushtrimi fushor “Shqiponja 6” do të realizohet prej sot e deri më 12 maj 2018.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …