Kryeministri, Isa Mustafa u
takua sot me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të Bankës Evropiane të
Investimeve, Romualdo Massa Bernucci. Në këtë takim, midis të tjerash, u fol për
mbështetjen e Bankës
Evropiane të Investimeve në projekte konkrete që lidhen me zhvillimin ekonomik
në Kosovë, siç janë projektet në infrastrukturën hekurudhore, në efiqencën e
energjisë, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe përkrahja e
sektorit privat përmes bankave komerciale në Kosovë. Ndërkaq, kryeministri
Mustafa e njoftoi bashkëbiseduesin për të arriturat në Kosovë dhe projektet e
Qeverisë për zhvillimin ekonomik, me theks të veçantë reformat fiskale dhe qëndrueshmërinë
financiare.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …