Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi po merr pjesë në Konferencën për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme në vendet e Ballkanit Perëndimor, në të cilën të ftuar janë edhe ministrat e arsimit të vendeve të rajonit. Ministri, Bytyçi në takime të ndara që ka zhvilluar me ekspertë të Bankës Botërore, Amanda Devercelli- eksperte për edukimin në fëmijërinë e hershme dhe Jaime Saavedra – drejtor i lartë i sektorit të arsimit në nivel global, ka thënë se Ministria e Arsimit është e gatshme që të përmbushë të gjitha obligimet e saj, sa i përket realizimit të projekteve të BB për përmirësimin e cilësisë në arsim. Ai shprehu përkushtimin e tij dhe të ministrisë të cilën ai e drejton, në promovimin e politikave të kujdesit dhe zhvillimit të fëmijërisë së hershme për të gjithë fëmijët, si një faktor tepër i rëndësishëm i shoqërisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …