Konstatimet e ministreshës së Integrimit, Dhurata Hoxha, lidhur me vizat janë të paqëndrueshme nëse ajo me “kosovarë” nuk ka nënkuptuar qeveritarët e zyrtarët aktualë të Kosovës, dhe tërë akrabatë e tyre, të cilët nuk kanë nevojë për viza, sepse ato i gëzojnë sipas statusit diplomatik. Ndërsa qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në Ballkan, që edhe 19 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas Shpalljes së Pavarësisë nuk u lejohet, as do t’ iu lejohet ndonjë herë lëvizja e lirë në vendet e BE-së. Tani po shihet fare mirë, për ata që mendojnë esëll dhe jo sipas porosive politike se nuk ishte demarkacioni me Malin e Zi kushti i vetëm, por vetëm njëri nga kushtet e tjera, që do t’ i vihen në vazhdim Kosovës për liberalizim të vizave. Tani kushti i radhës do të jetë formimi i AKS-së sipas kërkesave serbe, pastaj korrpucioni i cili ka zënë rrënjë dhe më lehtë shuhet BE-ja, sesa korrupsioni në vendin tonë. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …