Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi masën e
arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, për deputetin, Fisnik Ismajli. Kolegji penal i
përbërë prej tre gjyqtarësh, e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e avokatit
mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Poashtu, Apeli
i ka vlerësuar si të pa bazuara edhe pretendimet se i dyshuari ka imunitet
funksional, pasi që Gjykata e Apelit nuk është kompetente për vlerësimin e
kushtetutshmërisë se Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit
vlerëson se ende ekzistojnë arsye ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak
konform nenit 183 lidhur me nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale. “Në rastin
konkret, duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se
është kryer vepra penale, arsyetohet frika e bazuar, se po që se i pandehuri
gjendet duke u mbrojtur në liri, do ta përsërisë atë”, përfundon njoftimi i
Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …