Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është arrestuar deputeti Faton Topalli brenda ambienteve të Kuvendit të Kosovës nga Policia, e cila sot arrestoi edhe deputeteb, Albulenë Haxhiu. Megjithatë, as kjo polici e asnjë instrument i pushtetit të Isa Mustafës e Hashim Thaçit nuk do të mund ta ndalin kundërshtimin e ‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi. Kundërshtimi i këtyre marrëveshjeve po rritet sikurse është në rritje edhe numri i të përndjekurve nga ky pushtet për këto marrëveshje. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe kërkojmë tërheqjen e marrëveshjeve kriminale. Vazhdimi i arrestimit të opozitës do ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe do ta thellojë krizën”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes me rastin e arrestimit të dy deputetëve të saj nga policia e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …