Kryetari i Kuvendit Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim shefen e re të UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson. Duke e uruar znj. Richardson për detyrën e re në krye të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart kontributin e UNDP-së në avancimin e shumë proceseve demokratike në Kosovë. Veseli shprehu përkushtimin për të vazhduar bashkëpunimin midis Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së, bazuar në një përvojë të frytshme dhe me rëndësi të madhe për legjislativin e vendit. Udhëheqja e re e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, bashkëpunimin e deritashëm me Kuvendin e konsideroi të shkëlqyer, ndërsa theksoi përkushtimin për të vazhduar mbështetjen edhe në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …