leoni

Edi Rama: Ç’shëmti e trishtueshme

Ç’shëmti e trishtueshme, mu në Ditën Kombëtare të Rinisë, të shohësh
PD e sotme të mbytur në pellgun e një vandalizmi mizerabel, teksa kujton
lëvizjen studentore që shembi regjimin komunist e i dha jetë vetë
Partisë Demokratike, pa thyer asnjë xham.

Ç’shëmti e
trishtueshme të krahasosh protestat e zemrave plot dritë, pasion,
qytetari, ironi e humor të 25 vjetëve më parë, me ketë shfaqje të
vobekte të politikës së ngjirur të PD-së, e cila sot përpelitet mes
baltës së mendjeve te erreta te Shqupit
dhe nje tufe te verberish te cilet shajne ne hava, thyejne xhama kot me
kot, ndezin zjarre kuturu e demtojne qorrazi, pronen publike ne mes te
bulevardit te Shqiperise.

Ç’shemti e trishtueshme te shohesh 25 vjet pas krijimit te saj si force e
shpreses, besimit dhe vullnetit europian te shqiptare, nje PD te
katandisur ne hije e vetvetes, qe shpresen e vdekur perpiqet ta
ringjalle me sharje; besimin e humbur rreket ta rifitoje me gure e
shishe benzine mbi investimet publike; vullnetin europian te shqiptareve
kujton se e misheron duke shkaterruar dy instalacione te artit urban –
me te njejten egersi primitive qe do t’i digjte e shkaterronte ne fakt
dhe fatkeqesisht edhe regjimi komunist.

Keqardhje e sinqerte per te verberit e shkrete qe s’dine se ç’bejne me gure e hekurishte neper duar.

Neveri per politiken e ngjirur te nje Partie Demokratike ne shthurrje
te vazhdueshme, pa vizion, pa lidership, pa asnje alternative qeverisese
dhe, fatkeqesisht, edhe pa asnje lidhje me kohen europiane te
Shqiperise e as me endrrat, shpresat, problemet e hallet e sotme te
shqiptareve.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …