Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Punë të Jashtme nuk e ka aprovuar platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë. Gjatë shqyrtimit të platformës, deputetet e opozitës drejtuan kritika të ashpra ndaj saj duke theksuar se platforma nuk ka marr parasysh vërejtjet e opozitës, është tejet e dobët dhe si e tillë nuk mund të përdoret për bisedime me Serbinë. Tre anëtar të komisionit ishin pro kësaj platforme ndërsa 6 anëtar të tjerë ishin kundër. Gjatë bisedave në mes tyre, anëtarët e Komisionit të Kuvendit për Punë të Jashtme u pajtuan që kjo platformë do t’i shkojë seancës plenare me rekomandimin e këtij komisioni që të mos miratohet me përmbajtjen aktuale, për shkak se ka shumë mangësi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …