Duke shkelur çdo ligj për trajtimin human të burgosurve,
Policia sllavo-maqedonase ka ushtruar dhunë të pashembullt ndaj disa të
paraburgosurve shqiptarë për rastin e Kumanovës. Kjo ka ndodhur pas seancës së
djeshme gjyqësore në Shkup, kur Policia po i kthente në qendrat e paraburgimit.
Ky informacion është bërë i ditur nga vetë të burgosurit shqiptarë të Grupit të
Kumanovës, që po mbahen në burgjet e Prilepit dhe Manastirit. Personat e
keqtrajtuar, kanë paralajmëruar se do të ankohen deri te instutucioni i Avokatit
të Popullit në Maqedoni si dhe ambasadat perëndimore. Ndërkohë, Avokati i
Popullit, Ixhet Memeti citohet të ketë thënë, se nesër do të dërgoj një ekip, për
të parë gjendjen e të paraburgosurve të keqtrajtuar nga Policia.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …