leoni

Nisma: Masat represive po e thellojnë krizën

Edhe Nisma për Kosovën ka
reaguar ndaj arrestimit të deputetes, Albulena Haxhiu. Ky subjekt konsideron se
këto metoda represive, vetëm sa do ta thellojnë krizën politike në vend. Nisma
thekson se arrestimi i deputetes, Haxhiu, është vazhdim i represionit të këtij pushteti
tashmë të delegjitimuar, kundër opozitës së bashkuar. “
Ky veprim është i papranueshëm dhe
si i tillë, jo vetëm që nuk do ta ndalë rezistencën e opozitës, por përkundrazi
vetëm sa do ta rrisë gatishmërinë e saj për ta vazhduar rrugën e kundërshtimit
të dy marrëveshjeve. Kërkojmë nga qeveria e Mustafës dhe Thaçit që të heqë dorë
menjëherë nga burgosja dhe persekutimi i atyre që nuk pajtohen me këto
marrëveshje”, thuhet në reagimin e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …